Gjergj Vyshka 22.01.2015 20:40
Qitja shqiptare, pasi ka kryer tre veprimtari ndërkombëtare, të cilat kanë qenë pjesëmarrja në Çmimin e Madh të Kuvajtit, Kupa e Pavarësisë në Kosovë dhe Kampionati Evropian në Holandë, tashmë u është kthyer veprimtarive kombëtare.
Kështu dje në poligonin e Klubit “Studenti” në kryeqytet, është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në qitje me ajër në të cilën kanë marrë pjesë 40 sportistë. Në përfundim gara është dominuar nga Tirana e Studenti.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, është shprehur i kënaqur jo vetëm për rezultatet, por dhe pjesëmarrjen e të rinjve, të cilët janë duke e mbajtur gjallë këtë sport.
Kupës së Shqipërisë
në Qitje me Ajër
Rezultatet teknike:
Pistoletë – Femra
1) Edlira Shyti (Tirana) 370 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Arben Cerina (Studenti) 567 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepa (Studenti) 376 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Florenc Nuredini (Tirana) 536 pikë