Gjergj Vyshka 21.03.2016 15:15
Studenti ka dominuar takimin kombëtar të qitjes në pistoletë dhe pushkë ajër, që në fakt ka qenë edhe aktiviteti i parë zyrtar i vitit 2016. Nën drejtimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, dhe sekretarit të përgjithshëm Koço Mikerezi, qitësit e ekipeve kryesore të kësaj Federate kanë konkurruar të shtunën në poligonin e Klubit Shumësportësh “Studenti”.
Pistoletë Femra me anë të Aida Mustafajt, Pushkë Femra me anë të Lumturi Pepës kanë qenë dy nga katër disiplinat që janë fituar prej qitësve të Studentit, skuadër e cila ka nxjerrë në vendin e dytë dhe të tretë edhe Valbona Tucin dhe Anila Sevon në pushkë femra, apo Arbër Terollin në pushkë meshkuj, si dhe Besnik Hajdari në pistoletë meshkuj.
Tirana është dalluar me anë të Edlira Shytit, Marjana Matës, Florenc Nuredinit dhe Dritan Dakës. Pa harruar këtu Olsi Avllazagajin e Elbasanit, apo dhe Agim Ramën e Flamurtarit. Përgjithësisht një garë e mirë e qitësve tanë, të cilët më parë kanë qenë pjesëmarrës në Kupën e Pavarësisë në Kosovë, në Kampionatin Evropian në Gjior, si dhe në takimin që javën e kaluar është bërë në Klubin Shumësportësh “Studenti”, me Kosovën. Kësisoj qitja shqiptare vijon të jetë në veprimtari.
Takimin Kombëtar i Qitjes
Pistoletë & Pushkë Ajër
Rezultatet teknike
Pistoletë – Femra
1) Aida Mustafaj (Studenti) 363 pikë
2) Edlira Shyti (Tirana) 361 pikë
3) Marjana Mata (Tirana) 352 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepa (Studenti) 377 pikë
2) Valbona Tuci (Studenti) 369 pikë
3) Anila Sevo (Studenti) 365 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Olsi Avllazagaj (Elbasani) 555 pikë
2) Florenc Nuredini (Tirana) 548 pikë
3) Arbër Tervolli (Studenti) 520 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Agim Rama (Flamurtari) 571 pikë
2) Dritan Daka (Tirana) 552 pikë
3) Besnik Hajdari (Studenti) 551 pikë