Gjergj Vyshka 02.02.2015 13:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Koço Mikerezi nuk kanë qenë vetëm për të marrë pjesë së bashku me sportistët në Kuvajt në Çmimin e Madh. Por gjatë ditëve të qëndrimit në Kuvajt, Rufa ka pasur dhe takime me drejtuesit më të lartë të sportit në Kuvajt.
Pikërisht një të tillë e ka bërë dhe të dielën përpara kthimit teksa me Ministrin e Informacionit, Rinisë, Sportit dhe Kulturës, Sheikun Salman al-Sabah, është diskutuar për projekte të përbashkëta për bashkëpunimin dypalësh në zhvillimin e sportit të qitjes në vendin tonë.
Ajo që duhet theksuar është se Shqipëria në këtë veprimtari mori një medalje bronzi me Arben Kuçanën në qitje me pistoletë 50 metra. Po ky qitës doli në finalen e qitjes me pistoletë 10 metra ajër, ndërsa u rendit i teti. Ndërkohë që si Pepa, ashtu dhe Cerina nuk e patën përfaqësimin ashtu sikurse deshën drejtuesit më të lartë të qitjes shqiptare, të cilët kështu e kanë zgjeruar bashkëpunimin me Kuvajtin.