AlbanianSport.com 30/05/2019 21:10
ASNN – Arben Kuçana, i 57-ti në 10 m pistoletë ajër dhe i 58-ti në 25 m pistoletë ajër, rezultatet më të mira. Në turneun e radhës së Botërorit të Qitjes Sportive, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, po merr pjesë edhe Shqipëria me 7 sportistë, në përpjekje për të grumbulluar sa më tepër pikë dhe për të kualifikuar sportistë në Lojërat e ardhshme Olimpike “Tokio 2020”. Paraqitja e tyre sidoqoftë ka qenë modeste.
Botërori i Qitjes sportive, veprimtaria gjithëvjetore që nis në shkurt dhe mbyllet në tetor dhe stacioni i radhës është ai që po zhvillohet në Gjermani, në Mynih, turne që ka ngritur siparin më 24 maj dhe e ul atë më 31 maj. Në këtë turne po merr pjesë edhe Shqipëria me 7 sportistë, në përpjekje për të grumbulluar sa më tepër pikë dhe për të kualifikuar sportistë në Lojërat e ardhshme Olimpike “Tokio 2020”.
Paraqitja e tyre sidoqoftë ka qenë modeste dhe, në 10 metra pistoletë ajër, Manuela Delilaj zuri vendin e 83-të, me 563 pikë, Manjola Konini vendin e 114-të, me 550 pikë dhe Gresia Balli atë të 128-të, me 531 pikë. Ndërkaq, në 10 metra pistoletë ajër për meshkuj, Arben Kuçana është renditur i 57-ti, me 572 pikë, i ndjekur nga Henri Rufa, i cili është renditur i 133-ti me 560 pikë dhe Arben Cerina, i 144-ti, me 557 pikë.
Në 25 metra pistoletë ajër për femra, Manuela Delilaj u rendit e 58-ta, me 571 pikë, ndërsa Manjola Konini, e 77-ta, me 564 pikë. Së fundmi, në 10 metra pushkë ajër për femra, Lumturi Pepa u rendit e 148-ta, me 596.5. 7 qitësit shqiptarë kanë edhe një garë të fundit në Mynih, ndërsa në Federatën e Qitjes Sportive janë optimistë se do të arrijnë të kualifikojnë me normë sportistë në Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Japoni.