AlbanianSport.com 09.09.2015 21:20
ASNN – Federata Shqiptare e Qitjes merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat botërori në disiplinën e qitjes me pjatel. Presidenti i Federatës Shqiptare, Stefan Rrufa, konfirmoi për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport” përfaqësimin me një sportist në veprimtarinë që do të zhvillohet në Lonato të Italisë, nga data 9, deri më 18 shtator 2015.
Sportisti i vetëm kuqezi do të jetë Rromir Xoxi, i cili do të konkurrojë në disiplinën “double trap”. “Konkurrenca është shumë e fortë, por urojmë të arrijmë kuotën e MQS-së, minimumin e pikëve që garanton olimpiadën, – u shpreh për të përditshmen në fjalë presidenti i organizmit që qeveris qitjen shqiptare, Stefan Rrufa, i cili do të udhëtojë të enjten drejt Italisë.”
“Në fakt, kjo është gara e dytë për sportistin Xoxi, çka e bën edhe paska të vështirë përfaqësimin e tij”, – ka shtuar ai. Xoxi do të konkurrojë më datën 13 shtator në këtë Botëror. Qitja me pjatel është një risi në sportin shqiptar, por që në fakt ka ngjallur interesimin e shumë të apasionuarve pas kësaj disipline. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar një sërë veprimtarish kombëtare