Gjergj Vyshka 15.02.2016 19:50
Shqipëria dhe Kosova kanë pasur rivalitet të madh në qitje në Kupën e Pavarësisë, e cila është zhvilluar në poligonin e shenjëtarisë në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë. E kjo në kuadër të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Garat janë zhvilluar në disiplinat e pushkës dhe pistoletës, 1×60 dhe 1×40. Në përgjithësi garat janë dominuar nga kosovarët, kurse për tanët më e mira ka qenë Edlira Shyti, e cila ka dalë e para në garën e pistoletës.
Më pas Olsi Avllazagaj ka zënë vendin e dytë në pushkë për meshkuj. Lumturi Pepa dhe Anila Sevo kanë ndarë vendin e dytë dhe të tretë në pushkë për femra, gjë që ka ndodhur dhe në pistoletë për meshkuj mes Agim Ramës dhe Arben Cerinës.
Dhe për të përfunduar me Anila Bogdanin në vendin e tretë të pistoletës. Delegacioni shqiptar është shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Koço Mikerezi.
Kupës së Pavarësisë së Kosovës 2016
Qitje – Meshkuj & Femra
Rezultate teknike:
Pushkë – Meshkuj
Drilon Ibrahimi (Kosovë) 556 pikë
Olsi Avllazagaj (Shqipëri) 536 pikë
Faruk Qerimi (Kosovë) 519 pikë
Pushkë – Femra
Urata Rama (Kosovë) 383 pikë
Lumturi Pepa (Shqipëri) 377 pikë
Anila Sevo (Shqipëri) 363 pikë
Pistoletë – Meshkuj
Nexhat Sahiti (Kosovë) 559 pikë
Agim Rama (Shqipëri) 558 pikë
Arben Cerina (Shqipëri) 555 pikë
Pistoletë – Femra
Edlira Shyti (Shqipëri) 372 pikë
Lumturie Rama (Kosovë) 370 pikë
Aida Bogdani (Shqipëri) 355 pikë