Gjergj Vyshka 25.12.2016 07:55
Që nga e marta e deri të premten është zhvilluar kursi ndërkombëtar për trajnerët e qitjes shqiptare, të cilët do të kenë mundësinë tashmë për licencën D të Federatës Botërore të këtij sporti.
Ky kurs është drejtuar nga ekspertët e Federatës Botërore të Qitjes, Goran Maksimoviç dhe Zhelko Todoroviç.
E ky kurs, që cilësohet D37, është përshëndetur nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, dhe ai i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa.