Gjergj Vyshka 25.01.2017 12:30
Qitësja Lumturi Pepa ka treguar dhe karrierën e saj sportive për “Sport Ekspres”: “Unë jam sportiste që nga viti 1982 dhe kam qenë “kampione” ose nënkampione në çdo garë. Pagën të cilën e kam marrë që nga 2012-ta e kam marrë si “kampione” e Shqipërisë, ndërsa nuk njoh rrugë tjetër se si mund të merret ajo. Numëroj 80 vende të para dhe nuk besoj që në 35 vite Federata Shqiptare e Qitjes të ketë zhvilluar gara me një qitëse në vijë zjarri.”
“Paga kalon në numrin e llogarisë time dhe jo të Lindita Palushit (Kodra), sepse nuk pagat nuk kanë dy emra”, – ka shtuar Pepa, sipas të cilës, po të kishte vërtetë thyerje të disiplinës, ashtu sikurse pretendon dhe shefi i “Studentit”, Nallbani, atëherë të gjitha këto fakte do të ishin sjell në gjyq. “Unë dhe Arben Cerina kemi kërkuar nga Federata Shqiptare e Qitjes që, nga fondi i Federatës të përfitonim edhe ne të dy që ishim kampionë të Shqipërisë.”
“Sepse dhe ne kishim të drejtën tonë dhe synimet për kapjen e ndonjë norme kualifikimi për në Lojërat Olimpike, – ka vijuar qitësja Pepa. – Asnjëri nga ne nuk e mendonte që favorizohej një qitës që nuk bënte asnjë garë në vend. Dhe, për këtë, Federata deshi të na dënonte dhe shefi i klubit na mbrojti, sepse i binte sikur punonim vetëm për garat në vend. A nuk kishim dhe ne të drejtat tona për të pretenduar?”