Qitje / “Pavarsia 9”, Shqipëria fiton si ekip turneun e pavarësisë së Kosovës

Share Button

AlbanianSport.com 13.02.2017 17:05

ASNN – Në Prishtinë u mbajt Kupa “Pavarsia 9”, e cila është organizuar nga Federata e Shenjëtarisë (Qitjes) Sportive të Kosovës (FSHSK­), në kuadër të manifestimeve kulturore-sportive që i kushtohen 9 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajër, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar, ku morën pjesë garuesit më të mirë të të dyja përfaqësueseve, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Sikundër ka bërë të ditur (FSHSK), gara ishte shumë e suksesshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyera. Përfaqësuesja e Kosovës dominoi në tri disiplinat, kurse në disiplinën në qitje me pistoletë për femra, fitues ishte qitësja nga Shqipëria.

Vendi i parë në renditjen individuale, në qitje me pistoletë, i takoi Anila Pavles, me 371 pikë. Kurse tek meshkujt, vendin e parë e fitoi Nexhat Sahiti, me 565 pikë. Tek femrat, me pushke standarde, vendi i parë i takoi Urata Ramës, me 379 pikë.

Kurse tek meshkujt, vendi i parë i takoi Drilon Ibrahimit, me 563 pikë. Kupa “Pavarësia 9” si ekip u fitua nga përfaqësuesja e Shqipërisë.

 

Kupa “Pavarsia 9”

në Qitje – Kosovë

 

Rezultatet teknike:

 

Femrat – pushkë:

 

  1. Urata Rama Kosova 379 pikë
  2. Anila Pavle Shqipëria             370 pikë
  3. Valbona Tuci Shqipëria 369 pikë

 

Meshkujt – pushkë:

 

  1. Drilon Ibrahimi Kosova 563 pikë
  2. Florenc Nuredini Shqipëria 542 pikë
  3. Olsi Avllazagaj Shqipëria 540 pikë

 

Femrat – pistoletë:

 

  1. Anila Pavle Shqipëria 371 pikë
  2. Marjana Mata Shqipëria 363 pikë
  3. Edlira Shyti Shqiperia 362 pikë

 

Meshkujt – pistoletë:

 

  1. Nexhat Sahiti Kosova 565 pikë
  2. Dritan Daka Shqipëria 560 pikë
  3. Arben Cerina Shqipëria 556 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh