Qitje / Mikerezi: Kuvajti, një përvojë e vyer, kushte të shkëlqyera

Share Button

Qitje-Lumturi-Pepa-poligon-Kuvajt

Gjergj Vyshka 04.01.2015 10:25

Drejtuesit e qitjes shqiptare i kanë bërë ftesë për vizitë presidentit të Konfederatës së Azisë. Sekretari Mikerezi: “Na kanë pritur si rrallëherë, ndërsa kishim vetëm një njohje në Mynih”. Tashmë qitja shqiptare është kthyer nga pjesëmarrja në Çmimin e Madh të Kuvajtit, atje ku Arben Kuçana mori medalje bronzi në qitje me pistoletë 10 metra, si dhe ishte po pranë medaljes në qitje me pistoletë në distancë 50 metra. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, delegacioni shqiptar është pritur në Kuvajt si në asnjë aktivitet tjetër ndërkombëtar.

“Me presidentin e Federatës së Qitjes së Kuvajtit, Sheikun Salman al Sabah, ne kishim vetëm një takim që ishte gjatë Kongresit Botëror në Mynih, – ka rrëfyer Mikerezi. – Përkundrazi jo vetëm që na kanë respektuar, por na ka pritur sikur të ishim të njohur prej vitesh. Duhet të dini që ai ishte pjesë e familjes mbretërore në Kuvajt. Ishte Ministër i Informacionit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por njëkohësisht dhe Presidenti i Konfederatës Aziatike të Qitjes. Për rrjedhojë një njeri me shumë integritet dhe reputacion.”

“Në veprimtarinë ku morëm pjesë, jo vetëm që ishin të gjitha shtetet anëtare të Azisë, por dhe vende të Evropës. Kurse me ne na kanë respektuar shumë”, – ka shtuar Mikerezi, që ka bërë të ditur se tashmë i është bërë dhe ftesa zyrtare presidentit të Federatës së Qitjes së Kuvajtit, Sheikut Salman al Sabah, për të ardhur në Tiranë. “Por ka probleme, sepse duke qenë në rang ministror vizita e tij duhet bërë dhe respektuar si të ishte qeveritar, – ka kujtuar nr. 2 i organizmit që qeveris qitjen shqiptare. – Megjithatë bashkëpunimi me ta do të vijojë.”

“Më duhet të them që kompleksi i qitjes në Kuvajt ishte ndër të rrallët që kam parë dhe mund të them se një i tillë ka qenë vetëm në Kinë për Lojërat Olimpike të 2008-ës. Dhe për rrjedhojë mendoj se shumë shpejt do të kërkojnë zhvillimin e ndonjë Kupe Bote, apo dhe aktiviteti të rëndësishëm të qitjes”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

Qitje / “I padëshiruar” në Shqipëri, Kuçana, “kampion ekipor” në Gjermani

Qitje / “I padëshiruar” në Shqipëri, Kuçana, “kampion ekipor” në Gjermani

AlbanianSport.com 30/08/2019 21:35 ASNN – Qitësi Arben Kuçana, i cili jeton prej vitesh në Gjermani,

Qitje / Shqipëria, modeste në stacionin e radhës të Botërorit në Mynih

Qitje / Shqipëria, modeste në stacionin e radhës të Botërorit në Mynih

AlbanianSport.com 30/05/2019 21:10 ASNN – Arben Kuçana, i 57-ti në 10 m pistoletë ajër dhe i 58-ti

Dopingu… Njihuni me sportet & vendet që e përdorin më shumë…

Dopingu… Njihuni me sportet & vendet që e përdorin më shumë…

AlbanianSport.com 14/05/2019 12:30 ASNN – Dopingu është një armë vrastare në sport. Për sa kohë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh