Gjergj Vyshka 09.11.2015 10:40
Federata Shqiptare e Qitjes me President Stefan Rrufën dhe Sekretar të Përgjithshëm Koço Mikerezin, ka zhvilluar për të dytin vit radhazi veprimtarinë e Qitjes me Pjatel, një disiplinë kjo popullore e qitjes.
Këtë vit është zhvilluar në Pukë për nder të ish-qitësit pukjan Mirash Ndue Lulashi.Dhe në të kanë marrë pjesë 27 qitës, të cilët kanë përfaqësuar klubet e Tomorit, Vllaznisë, Tërbunit, Besëlidhjes dhe Teutës.
Në përfundim në vend të parë është renditur Tefik Kollari i Besëlidhjes, që është ndjekur nga Ylli Rrepaj i Vllaznisë dhe Bledar Shkjau i Tërbunit.
Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Qitjes, për organizimin model të kësaj veprimtarie ka pasur meritë klubi pritës i Tërbunit, ndërsa priten edhe veprimtari të tjera të mbahen së shpejti.