Qitje / Lumturi Pepa, fitore të pjesshme në KAS, përfiton pagat e mohuara

Share Button

Gjergj Vyshka 21.01.2017 10:40

Me vendimin e datës 30 dhjetor 2016, klubi shumësportësh “Studenti” do të paguajë rrogat qitëses që nga momenti i pezullimit deri në shpalljen e vendimit. Gjykata e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv pranë KOKSH, më 30 dhjetor 2016, i ka dhënë të drejtë të pjesshme qitëses Lumturi Pepa. Kjo e fundit pat ngritur një padi ndaj Klubit shumësportësh Studenti për pavlefshmërinë e urdhrit të datës 30 maj 2016 të shefit të klubit, Blendi Nallbani, për ndërprerjen e marrëdhënieve financiare.

Madje pat kërkuar me detyrim pagesës e rrogave që nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve më 20 maj 2016 deri në momentin e shpalljes së vendimit, si dhe detyrimin për kthimin e vazhdimit të stërvitjes si sportiste profesioniste pranë klubit “Studenti”. Para se të shkonte në KAS, Pepa i është drejtuar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si institucioni që ka në vartësi Studentit.

Dhe në përgjigje, Ministria e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet ministres Lindita Nikolla i ka sugjeruar vajtjen në KAS, pas së cilës ka ndodhur dhe ky lloj gjykimi. Klubi shumësportësh “Studenti” është përfaqësuar në këtë gjyq nga Diana Mata dhe Emine Çelirama. Dhe pasi kanë dëgjuar të gjitha palët, madje janë thirrur dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Qitjes, atje ku në këtë gjyq ka shkuar Sekretari i Përgjithshëm Koço Mikerezi, që ka treguar gjithçka që lidhet me pjesën e pagesës së kësaj qitëse.

Sepse Pepa, të paktën sipas informacioneve që vijnë nga Federata Shqiptare e Qitjes, pat përfituar atë që pati lënë Lindita Kodra, ndonëse me ligj nuk i takonte, sepse së pari duhet të kesh titull ndërkombëtar për të përfituar jo vetëm rrogën, por dhe trajtimin ushqimor. Lindita Kodra të paktën deri më 2008-ën ishte nënkampione e Evropës. E megjithatë ajo çfarë ishte marrë nga Pepa qe vendosur që në kohën e drejtorit të sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vasil Bici.

E për të gjitha këto është kërkuar dhe dëshmia e Federatës Shqiptare të Qitjes. E në fund trupa e përfaqësuar nga Aldo Zadrima, Mariela Bërliku dhe Petrit Hamzaj pat vendosur kështu: Pranimin e pjesshëm të padisë si të pabazuar në ligj dhe në prova; detyrimin e klubit Studenti për të paguar në favor të palës paditëse pagën mujore të papaguar nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën e shpalljes së vendimit nga ky trup gjykues.

Po kështu, ka vendosur rrëzimin e padisë për sa i përket pretendimeve të tjera të palës paditëse. E që nga 30 dhjetori 2016, kohë kur është shpallur ky vendim, trupa që është ankuar, apo dhe të gjitha palët e tjera brenda 90 ditëve mund të ankohen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh