Gjergj Vyshka 10.11.2015 07:55
Federata Shqiptare e Qitjes e ka pasur të ngarkuar fundjavën e kaluar, teksa përpara veprimtarisë të qitjes me piatel në Pukë ka zhvilluar Kupën “Rexhep Ramaj” në poligonin e klubit Studentit, i cili mban të njëjtin emër.
Aktiviteti ka qenë në qitje me armë ajri dhe përgjithësisht kanë dominuar përsëri sportistët e Studentit në femra, si dhe të Tiranës, Flamurtarit e Elbasanit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 32 qitës.
Ata kanë përfaqësuar pesë ekipe, që ishin Studenti, Tirana, Flamurtari, Elbasani dhe Teuta. Përgjithësisht ky vit ka qenë i mbushur plot me veprimtari ndërkombëtare e kombëtare për qitjen.
Ndërkohë, pretendohet që të ketë edhe të kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Por që deri më tani nuk është arritur dhe mbetet për t’u parë deri në maj të vitit të ardhshëm.
Kupa “Rexhep Ramaj”
Qitje me ajër
Rezultatet teknike:
Pistoletë – Femra
1) Edlira Shyti (Tirana) 366 pikë
2) Aida Mustafaj (Studenti) 363 pikë
3) Marjana Mata (Tirana) 361 pikë
Pistoletë – Meshkuj
1) Agim Rama (Flamurtari) 564 pikë
2) Besnik Hajdari (Studenti) 559 pikë
3) Zalo Hoxha (Studenti) 551 pikë
Pushkë – Femra
1) Lumturi Pepa (Studenti) 383 pikë
2) Dhurata Prifti (Studenti) 370 pikë
3) Valbona Tuci (Studenti) 360 pikë
Pushkë – Meshkuj
1) Olsi Avllazagaj (Elbasani) 552 pikë
2) Florenc Nuredini (Tirana) 543 pikë
3) Rajter Shima (Tirana) 529 pikë