AlbanianSport.com 20/11/2018 19:05
ASNN – Në poligonin e qitjes “Rexhep Ramaj” në kryeqytet, u zhvillua me rastin e 28 nëntorit kupa “Pavarësia, një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Qitjes, me homologen e saj të Kosovës.
Në fund të kësaj veprimtarie, u shpallën fituesit për meshkuj e femra në të dy disiplinat, si atë me pushkë, ashtu dhe atë me pistoletë.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte se u thye një rekord kombëtar në disiplinën e pushkës, ku qitësja Kristina Hanxhara mori 574 pikë, një rezultat i lartë për disiplinën dhe për kategorinë e femrave.
Ja fituesit dhe rezultatet e regjistruara në Kupën “Pavarësia”:
Pistoletë – Meshkuj
- Nexhat Sahiti (Kosovë) 567 pikë
- Agim Ramo (Shqipëri) 557 pikë
- Henri Rrufa (Shqipëri) 556 pikë
Pushkë – Meshkuj
- Drilon Ibrahimi (Kosovë) 574 pikë
- Olsi Avllazagaj (Shqipëri) 562 pikë
3.Gëzim Hazrolli (Kosovë) 544 pikë
Pistoletë – Femra
- Manjola Konini (Shqipëri) 551 pikë
- Lumturi Rama (Kosovë) 549 pikë
- Edlira Shyti (Shqipëri) 547 pikë
Pushkë – Femra:
- Kristina Hanxhara (Shqipëri) 574 pikë
- Lumturi Pepa (Shqipëri) 556 pikë
- Anila Pavle (Shqipëri) 548 pikë