AlbanianSport.com 20/04/2019 23:00
ASNN – Kupa e Shqipërisë në qitje shpalli të shtunën fituesit në kategorinë e të rriturve, meshkuj e femra. Në këtë veprimtari morën pjesë afro 40 sportistë e sportiste, që garuan në disiplinat e pistoletës dhe të pushkës.
Në këtë veprimtari të radhës që u organizua nga Federata Shqiptare e Qitjes, morën pjesë ekipet e Teutës, Studentit, Tiranës, Rinisë, Vlorës dhe Elbasanit. Natyrisht, aktiviteti zhvillohet si zakonisht në poligonin e qitjes së Studentit në Tiranë.
Pati një paraqitje të mirë nga ana e pjesëmarrësve, por siç ka ngritur shqetësimin edhe më herët “Albaniansport.net” mbetet problem mosha e madhe e sportistëve. Sidoqoftë, në fund të garave, dolën edhe fituesit, si për femra dhe për meshkuj.
Në garën e pistoletës, për femra fitoi Aida Mustafaj e Studentit, kurse tek meshkujt fitoi Henri Rrufa i Teutës. Në qitjen me pushkë tek femrat fitoi Kristina Hanxhara, kurse tek meshkujt triumfoi Olsi Avllazagaj i Elbasanit.
Më poshtë jepen fituesit në çdo kategori dhe pikët që grumbulluan vendet e para:
Qitje Pistoletë – Femra
- Aida Mustafaj (Studenti) 546 pikë
- Edlira Shyti (Tirana) 542 pikë
- Marjana Mata (Tirana) 530 pikë
Qitje Pushkë – Femra
- Kristina Hanxhara (Studenti) 568 pikë
- Anila Pavle (Studenti) 549 pikë
- Lumturi Pepa (Vlora) 547 pikë
Qitje Pistoletë – Meshkuj
- Henri Rrufa (Teuta) 568 pikë
- Agim Rama (Tirana) 550 pikë
- Fatjon Hoxha (Tirana) 548 pikë
Qitje Pushkë – Meshkuj
- Olsi Avllazagaj (Elbasani) 551 pikë
- Ardi Gjindali (Teuta) 540 pikë
- Florenc Merdani (Tirana) 531 pikë