Gjergj Vyshka 22.11.2016 08:55
Është bërë tashmë traditë zhvillimi i Kupës Shqipëri-Kosovë në qitje me armë ajri. Kështu ka ndodhur dhe fundjavën e kaluar, ndërsa në poligonin “Rexhep Rama” në Tiranë, që është e klubit shumësportësh “Studenti”, janë mbledhur qitësit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovë.
Në një pritje dhe organizim të shkëlqyer të klubit shumësportësh “Studenti”, që drejtohet prej Blendi Nallbanit, në garë si për pistoletë, ashtu dhe për pushkë kanë qenë në konkurrim 42 sportistë.
Qitëse e Shqipërisë kanë dominuar pistoletën për femra, kurse më pas kanë qenë ato të Kosovë ato që kanë marrë vendet e para. Tashmë është radha e veprimtarive të qitjes me pjatel, por sporti i armëve vijon të jetë në veprimtari të përhershme.
Kupa e Çlirimit në Qitje
Rezultatet teknike të kategorive:
Qitje me pistoletë ajër – Femra
1) Aida Mustafaj (Studenti) 364 pikë
2) Edlira Shyti (Tirana) 359 pikë
3) Marjana Mata (Tirana) 354 pikë
Qitje me pistoletë ajër – Meshkuj
1) Nexhat Sahiti (Kosovë) 571 pikë
2) Arben Cerina (Studenti) 565 pikë
3) Agim Ramo (Flamurtari) 561 pikë
Qitje me pushkë ajër – Femra
1) Urata Rama (Kosovë) 379 pikë
2) Anila Pavli (Studenti) 369 pikë
3) Valbona Tuci (Studenti) 364 pikë
Qitje me pushkë ajër – Meshkuj
1) Drilon Ibrahimi (Kosovë) 565 pikë
2) Petro Avdyli (Kosovë) 548 pikë
3) Rajter Shima (Tirana) 533 pikë