Gjergj Vyshka 17.04.2016 19:50
Qitja shqiptare ka qenë pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Rio de Zhaneiro. Por ashtu sikurse ka lajmëruar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefan Rufa, paraqitja e tanëve ka qenë shumë e dobët.
Kështu, në qitje me pushkë 10 metra ajër, Lumturi Pepa është renditur e 75-ta mes 76 pjesëmarrësve, teksa ka grumbulluar 389.1 pikë, që do të thotë se në katër të shtëna ka grumbulluar përkatësisht 96.5 pikë, 97.4 pikë, 99.9 pikë, 93.0 pikë.
Ndërkohë në qitje me pistole 10 metra ajër, Arben Cerina është i 67-ti mes 68 pjesëmarrësve, teksa ka grumbulluar 544 pikë. Në 6 mundësi ai ka grumbulluar përkatësisht 87 pikë, 90 pikë, 96 pikë, 89 pikë, 91 pikë dhe 91 pikë.