Gjergj Vyshka 29.02.2016 18:00
Në Gjor të Hungarisë dje ka përfunduar Kampionati Evropian i Qitjes për Të Rritur, që ishte edhe kualifikues për në Olimpiadë.
Dhe konkurrentja e fundit për Shqipërinë, pas Arben Kuçanës (i 26-ti në pistoletë), Arben Cerinës (i 75-ti në pistoletë), Vasil Sotës (i 82-ti në pistoletë) dhe Lumturi Pepës (e 94-ta në pushkë), ka qenë Manjola Konini.
Në pistoletë ajo ka zënë vendin e 65-të mes 75 pjesëmarrësve duke grumbulluar 369 pikë (93, 90, 91, 85).
Përfundimisht, ky ka qenë një Evropian i dobët për qitësit kuqezinj, ndërsa digjet kështu edhe një mundësi për një biletë olimpike në “Rio 2016”.