Qitja në Berat, një sport i zhdukur, poligoni është, ekipi jo…

Share Button

Berati-Qytet-Naten

AlbanianSport.com 02.02.2016 15:25

ASNN – Qitja në Berat është një sport që është zhdukur prej tre vjetësh, ndërsa Bashkia asokohe poligonin ia dha pronarëve të tokës. Por dhe pse ka ndodhur kështu, poligoni është në vend, i gatshëm për stërvitje. Veçse tanimë nuk ka sportistë që ta ushtrojnë atë. Dhe ky është paradoks, sepse Tomori ka një histori në qitjen shqiptare që me Niko Fanin, i cili në ushtrimin 1×60 në pushkë ka hyrë në historinë botërore. Qitja i ka dhënë shumë kampion Beratit dhe Tomorit, por tashmë nuk ekziston më. Poligoni i qitjes është, ndërsa nuk ka ekip.

E tashmë është një problem i mprehtë që duhet zgjidhur sepse dhënia e poligonit pronarëve ka ndezur indinjatën e ish-sportistëve ndaj ish-drejtuesve më të lartë të Bashkisë Berat dhe të shumësportëshit “Tomori”. Sepse janë fajtore të dy palët që morën pjesë në këtë inskenim të rëndë, i cili dëmtoi dhe zhduku krejtësisht qitjen e Tomorit. Ka mjaftuar një vendim i Këshillit Bashkiak të asaj kohe që poligoni më i madh në vend, i ndërtuar në vitin 1973, t’u kthehej pronarëve të tokës. Një poligon që ka qenë më moderni në Ballkan, pasi në të zhvilloheshin një sërë veprimtarish kombëtare të qitjes.

Ky fenomen asokohe është trajtuar dhe në Sport Ekspres dhe denoncuar fort, ndërsa komuniteti i qitjes beratase me shumë të drejtë kërkoi llogari ish-drejtuesve të Bashkisë se përse duhej të prishej poligoni. Në atë kohë ekipi i djemve dhe i vajzave kërkoi që t’i jepej një mjedis në stadiumin “Tomori” që të stërviteshin të paktën në disiplinën e armëve të ajrit. Por gjithçka ra në vesh të shurdhët dhe kështu që sporti më rezultativ në Berat u shua. Qitja në Berat ka nisur në vitin 1954 dhe kulmin e saj e ka pasur në vitet 1970-1990.

Veç titujve “kampion kombëtar” në të gjitha nivelet e moshave, dallonin edhe ato të fituara nëpër Ballkaniada. Sepse qitësit beratas kanë dalë “kampion” dhe nënkampion Ballkani, atje ku një shumicë e tyre kanë qenë pjesë e kombëtares që drejtohet nga Vangjel Shkurti. E bashkë me ta ka qenë edhe Ali Mata e Rexhë Ndreu, ndërsa të gjithë së bashku lartësuan këtë sport në arenën ndërkombëtare. Është e vetmja disiplinë sportive në Berat që ka tre Mjeshtra të Merituar të Sportit dhe 12 Mjeshtra Sporti. E Berati krenohej me këtë sport.

Mirëpo tanimë që prej tre vjeshtë, atëherë kur poligoni që mban emrin e një figure të madhe si Vangjel Shkurti iu kthye pronarëve, qitja nuk ekziston. E ky është turpi i Beratit…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

Qitje / “I padëshiruar” në Shqipëri, Kuçana, “kampion ekipor” në Gjermani

Qitje / “I padëshiruar” në Shqipëri, Kuçana, “kampion ekipor” në Gjermani

AlbanianSport.com 30/08/2019 21:35 ASNN – Qitësi Arben Kuçana, i cili jeton prej vitesh në Gjermani,

Qitje / Shqipëria, modeste në stacionin e radhës të Botërorit në Mynih

Qitje / Shqipëria, modeste në stacionin e radhës të Botërorit në Mynih

AlbanianSport.com 30/05/2019 21:10 ASNN – Arben Kuçana, i 57-ti në 10 m pistoletë ajër dhe i 58-ti

Dopingu… Njihuni me sportet & vendet që e përdorin më shumë…

Dopingu… Njihuni me sportet & vendet që e përdorin më shumë…

AlbanianSport.com 14/05/2019 12:30 ASNN – Dopingu është një armë vrastare në sport. Për sa kohë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh