Qeveria bën “mea culpa”: Ndjesë për neglizhencën 25-vjeçare ndaj sportit

Share Button

Atletike-2016-Luiza-Gega-Kryeministri-pritja

Gjergj Vyshka 02.08.2016 09:45

Një tjetër Medalje Mirënjohje për Luiza Gegën. “Apologjia” e zëvendëskryeministrit Peleshi: “Ndjesë sportistëve për neglizhencën e 25 viteve. Ju në këmbim keni qëndruar me kokë ulur, duke punuar me modesti, na dhatë imazhin më të mirë.” Ashtu sikurse ishte njoftuar, mbrëmë është zhvilluar në mjediset e kryeministrisë pritja për nënkampionen e Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila do të jetë dhe flamurmbajtësja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, vlerësoi lart paraqitjen dhe rezultatet e atletes Gega, e cila, sipas saj meriton më shumë, ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi i kërkoi asaj ndjesë për harresën 25 vjeçare që i është bërë sportit. “Sot është dita t’i themi të gjithë Luizës se jemi krenarë për ty! – tha Nikolla. – Meriton më shumë, jemi të vendosur për më shumë investime. Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka akorduar atë që ligji parasheh për arritjet në sport.”

“Është shumë pak nga ajo që Luiza e të tjerë meritojnë, – ka shtuar ajo. – Luiza është flamurmbajtësja e flamurit tonë në lojërat në Rio. Meritoni më shumë, jeni udhërrëfyese jete, model për t’u ndjekur nga të gjithë ne, veçanërisht nga brezi i ri.” Ndërkohë, në emër të qeverisë, zëvendëskryeministri Peleshi i dorëzoi atletes edhe medaljen e mirënjohjes së kryeministrit, ndërsa tha se besimi tek Luiza edhe për rezultate të tjera mbresëlënëse në “Rio 2016” është i madh.

“Siç kemi të gjithë shumë besim, një tjetër rekord do vazhdojë të thyhet edhe në Lojërat Olimpike, – tha ai. – Luiza është e vetmja që në 5 vitet e fundit ka fituar 4 medalje ari, 3 argjendi dhe është shpallur nënkampione e Evropianit. Luiza Gega është shembulli i forcës dhe sakrificës, shembull i gjallë i neglizhencës dhe harresës 25-vjeçare të sportit nga autoritetet. Ndjese sportistëve për neglizhencën e 25 viteve. Ju në këmbim keni qëndruar me kokë ulur, duke punuar me modesti, na dhatë imazhin më të mirë”.

Duke e lakuar emrin e saj si shembullin që duhet ndjekur nga të gjithë, Peleshi shtoi se “Gega është përfshirë në strukturat e ushtrisë, modeli i trajtimit të sportistëve elitarë”. Është një gjë që, sipas tij, po shtrihet edhe më tej me emra të tjerë të sportit. Sipas Peleshit, Luiza “injoroi atë që modeli i vjetër i shoqërisë sonë induktonte, apo ju fliste të rinjve tanë”. “Ndoqi model të ri, punoi çdo ditë, 8 orë në ditë, për t’u renditur në radhët e para të profesionistëve të suksesshëm në Evropë”, – përfundoi nr. 2 i qeverisë shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh