Nga Gjergj Vyshka 03.11.2016 11:10
E megjithatë tashmë duhen parë frytet e këtij bashkëpunimi mes qeverisë dhe Federatës së Sportit Shkollor për të mos mbetur vetëm si premtim prag elektoral, por që duhet ta vërë në lëvizje sportive të gjithë shoqërinë. Sepse nuk duhet të jenë “këpurdha pas shiut” si Federata Shqiptare e Sportit Shkollor, apo ajo e Sportit Universitar që u krijuan në këtë qeveri.
Ashtu sikurse në qeverisjen e PD-së erdhi Federata e Sportit për Të Gjithë. Federata që marrin buxhete, por në fakt nuk bëjnë asgjë. Ndoshta pas kësaj deklarate të kryeministrit mund të jetë vërtetë një lëvizje ndryshe. Sikurse duhet parë e duhet ditur se sa do të jenë të përfunduara qoftë parku olimpik, por dhe rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Të mos harrojmë këtu se në varësi të përfundimit të tyre mbeten peng një shumicë aktivitetesh ndërkombëtare parashikuar për vitin 2017 në Shqipëri. Që nga Elimiantorete Kampionatit Botëror të Basketbollit 2019 për djem, dëshira e Federatës Shqiptare e Basketbollit për të organizuar një Kampionat Evropian të moshave në Divizionin A, B dhe C e, mbi të gjitha. Kampionati Evropian i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në peshëngritje.
Premtimet ekzistojnë, janë thënë dhe duhen mbajtur…