Gjergj Vyshka 15.12.2015 13:20
Kampionati i Basketbollit për Të Rinj dhe Të Reja kanë mbyllur dje pasdite përkatësisht javën e katërt dhe të tretë.
Madje ndeshja e fundit ka qenë ajo e luajtur në sallën sportive “Farie Hoti” përpara Kupës “Gëzim Panariti” mes Tiranës dhe Elbasanit, të cilën vajzat e drejtuara nga kapitenia bardheblu, Eliverta Bujari, e kanë fituar 77-58.
Tek të rejat, pushimi i Flamurtarit i ka dhënë shansin që “The Roses” të ngjitet në krye, sepse përmetaret kanë fituar ndaj Superior Klimës në kryeqytet.
Vlora Basket e ka marrë ndeshjen me Vllazninë në sekondat e fundit. Kësisoj kryeson Superiori dhe janë ngjitur në vendin e parë në grup Virtus Tirana dhe The Roses.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 3-të
(13-14 dhjetor 2015)
Tirana – Elbasani 77-58
Vlora Basket – Vllaznia 47-46
Superior Klima – The Roses 49-83
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- The Roses – Përmet 3 2 1 187-141 5
- Flamurtari 2 2 0 105-75 4
- Vlora Basket 2 2 0 99-83 4
- Tirana 3 2 1 201-186 4
- Vllaznia 2 1 1 131-83 3
- Elbasani 3 0 3 137-189 3
- Superior Klima 3 0 3 142-245 3