PSG-ja trondit Liverpulin & ndërlikon grupin C, Totenhemi i hakmerret Interit

Share Button

AlbanianSport.com 29/11/2018 08:50

ASNN – Të mërkurën në mbrëmje u luajtën ndeshjet e 5-ta të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ku padyshim grupi B dhe C përbëjnë lajm dhe janë ende në ethet e kualifikimit. Madje situata është komplikuar aq shumë në grupin C, ku nga katër skuadra vetëm Crvena Zvezda mbetet jashtë, kurse Napoli, Paris SG dhe Liverpuli, ende shpresojnë për një kalim të turit, por matematikisht nuk e ka siguruar asnjëra. Në grupin A, Atletiko e Madridit siguroi edhe matematikisht vendin e parë pas fitores 2-0 ndaj Monakos.

Kurse Borusia e Dortmundit zhgënjeu përballë Klub Bryzhit, duke mos shkuar më larg se një barazim pa gola, 0-0, një rezultat që prapëseprapë kualifikoi gjermanët. Pas këtyre ndeshjeve, Monako mbetet e fundit dhe humb edhe shansin të kalojë në Ligën e Evropës si vend i tretë, pozicion që e marrin belgët e Klub Bryzhit. Në grupin B, Interi u përball në Londër me Totenhemin, duke pësuar disfatë nga anglezët 1-0. Kjo fitore e ngjiti Totenhemin në kuotën e 7 pikëve, po kaq sa Inter, por me golaverazh më të mirë. Për pasojë, Totenhemi renditet i dyti dhe Inter i treti.

Dihet që në vend të parë është Barcelona, pozicion i siguruar edhe matematikisht, pasi mposhti në udhëtim holandezët e PSV-së së Eind’hovenit 2-1, ku diferencën e bëri sërish “Pleshti” Lionel Mesi. Barcelona ka 13 pikë, kurse PSV-ja e Eind’hovenit mbeti në kuotën e 1 pike. Në grupin C, Paris SG-ja mundi Liverpulin 2-1, ku të 3 golat u shënuan në pjesën e parë. Filimisht Bernardi e më pas Nejmari shtruan rrugën e fitores për francezët. Milner shënoi me 11-metërsh në minutën e 45-të, por në fraksonin e dytë të lojës nuk pati më ndryshim rezultati.

Kjo fitore e ngjiti Paris SG në vend të dytë me tetë pikë, ndërsa Liverpuli mbetet në vend të tretë me 6 pikë. Vendin e parë e mori Napoli, i cili mundi thellë 3-1 ekipin serb të Crvena Zvezdës, duke shkuar në 9 pikë. Serbët mbeten në vend të fundit me 4 pikë, por kanë në dorë në ndeshjen e fundit pikërisht Paris SG-në, të cilën e presin në Beograd. Ndërsa dueli për një vend që kualifikohet më tej, do të luhet në Angli midis Liverpulit dhe Napolit. Italianët i kualifikon edhe një barazim, kurse Liverpulit s’ka rrugë tjetër veç fitores.

Në grupin D, Lokomotiva e Moskës nxori jashtë loje Gallatasarajin, pasi e mundi 2-0, dhe me këtë rezultat nuk fitojnë as turqit që mbeten në kuotën e 4 pikëve, e as vetë rusët me 3 pikë. Dueli tjetër, Porto-Shalke, u mbyll me fitoren e portugezëve 3-1, të cilët sigurojnë vendin e parë me 13 pikë, kurse gjermanët e mbyllin në vend të dytë me 8 pikë, mjaftueshëm për të kaluar më tej.

 

Liga e Kampioneve

Ndeshjet e 4-ta në grupe

 

Grupi A

 

Atletiko Madrid – Monako                2-0

Borusia Dortmund – Bryzh             0-0

 

Renditja

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Atletiko Madrid             12
  2. Borusia Dortmund 10
  3. Bryzh                           5
  4. Monako               1

 

Grupi B

 

PSV Eindhoven – Barcelona         1-2

Totenhem – Inter                               1-0

 

Renditja

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Barcelona             13
  2. Totenhem               7
  3. Inter                           7
  4. PSV Eind’hoven   1

 

Grupi C

 

Napoli – Crvena Zvezda      3-1

Paris SG – Liverpul              2-1

 

Renditja

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Napoli             9
  2. Paris SG             8
  3. Liverpul             6
  4. Crvena Zvezda 4

 

Grupi D

 

Lokomotiva Moskë – Gallatasaraj  2-0

Porto – Shalke 04                             3-1

 

Renditja

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Porto 13
  2. Shalke 04   8
  3. Gallatasarai   4
  4. Lokomotiva Moskë   3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh