Propozimi “5 ndërrime në ndeshje”, vjen një zë pro edhe nga Shqipëria

Share Button

AlbanianSport.com 17/04/2020 23:10

ASNN – E pati kërkuar më parë Italia, por ishte cilësuar si e parakohshme si kërkesë. Sidoqoftë, në dritën e zhvillimeve më të fundit nga epidemia e koronavirusit, ku rikthimi i mundshëm i veprimtarive sportive kushtëzohet nga koha e pamjaftueshme, mund të bëhet një përjashtim dhe të pranohet, qoftë edhe mbi baza të përkohshme. Në nëntor të vitit të shkuar, Federata Italiane e Futbollit pati aplikuar zyrtarisht që klubet e Serisë A të kenë mundësinë të kryejnë pesë zëvendësime në ndeshje.

Sikundër në shumicën dërrmuese të futbollit anembanë botës, edhe klubet e Serisë A aktualisht mund të kryejnë 3 zëvendësime për ndeshje. Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, pati dërguar kërkesën për rritjen e numrit të zëvendësimeve në Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që është organizmi që kontrollon “Rregullat e Lojës” së futbollit. Kërkesa synonte që të lejohej mundësia e kryerjes së 5 zëvendësime për ndeshje.

Sidoqoftë, kjo kërkesë nuk u pranua në mbledhjen e para pak ditëve të IFAB-it. Por realiteti i ri po dikton përjashtime nga rregulli dhe një zë ka ardhur edhe nga futbolli shqiptar. Është trajneri i Kukësit, Orges Shehi, ai që e ka risjellë në vëmendje këtë propozim. “Gjendja e krijuar nga koronavirusi patjetër që mund të ketë ndikim, është situatë e pajetuar më përpara, – ka thënë Shehi për mediat sportive në vend. – Dihet se kur mbaron kampionati, lojtarët marrin pushimet, dhe e dinë kur do të rifillojnë.”

“Por, ne nuk e dimë se kur do të rifillojmë, as kushtet nuk i kemi normalisht, – ka vijuar ai. – Do të jetë e vështirë, por e rëndësishme është të rifillojmë sa më shpejt futbollin. Ditët e para, pa u bërë kjo mbyllje e plotë, lojtarët sa kishin mundësi, e bënin stërvitjen e tyre, duke vrapuar. Megjithatë, stërvitja mungon, pasi me skuadrën është krejt ndryshe. Sidoqoftë, më mirë kaq sesa të fillojmë nga zero. Kalendari? Patjetër që do të jetë e vështirë me ngjeshjen e ndeshjeve.”

“Më të vështirë do e kemi ne, jo Tirana, – ka këmbëngulur korçare i stolit të verilindorëve. – Më i favorizuar, do të jetë ekipi që ka kontingjentin më të plotë.” E për këtë arsye, ish-portieri i njohur ka edhe një propozim për Federatën Shqiptare të Futbollit  (FSHF). “Duke pasur një ngjeshje kalendari, pësohen dhe dëmtime, – ka kujtuar ai. – Shpresoj që skuadra të mos dëmtohet. Sidoqoftë, të gjithë do të nisim në kushte të barabarta.”

“Unë besoj se numri i kartonëve dhe procedurat, nuk mund të ndryshojnë. Mund të ndryshojnë zëvendësimet, të bëhen 5, – ka theksuar Shehi. – Por sidoqoftëë, kjo i përket Federatës për të vendosur, ne do të përshtatemi që të marrim maksimumin nga lojtarët. Në këtë periudhë ku jemi, gjithçka mund të ndodhë.” Propozimi i trajnerit të Kukësit mbështetet në një logjikë të pranueshme, teksa ndërprerja mund të kushtojë gjendjen e lojtarëve kur të kthehet kampionati.

Por, në anën tjetër, një propozim i tillë parashtron një tjetër çështje, atë të ndërrimit të rregullave të lojës teksa kampionati është në zhvillim e sipër. Përveç kësaj, sikundër e ka theksuar Shehi në fjalët e tij, por sikundër e kanë pohuar edhe specialistë të ndryshëm anembanë kontinentit evropian, një ndryshim i tillë i rregullores do të favorizonte skuadrat e mëdha kundrejt atyre të voglave, pasi klubet e mëdha kanë një kontingjent më cilësor dhe më të madh lojtarësh dhe do të përfitonin nga ndërrimet e shpeshta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh