Gjergj Vyshka 18.05.2016 16:25
Agron Haxhihyseni, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Mjeshtri i Evropës, ka promovuar dje botimin “Historiku e Peshëngritjes Shqiptare”. Një punë voluminoze që përmbledh të gjitha rezultatet e peshëngritjes shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare deri më 2014-ën.
Jo vetëm kaq, por përmbledh të gjithë veprimtarinë e shtangës shqiptare me të mirat e të këqijat e saj. Një libër që i shtohet bibliotekës sportive dhe që kështu e bën peshëngritjen një sport me vlera. Një “Të lumtë!” e madhe për Agron Haxhihysenin, sepse është ndër të rrallët që merr përsipër të bëjë histori sportive.
Deri më tani basketbolli nëpërmjet Xhorxhi Vasilit, mundja nëpërmjet Ylli Agovit e Viron Bezhanit, volejbolli nëpërmjet Petrit Shehu, boksi nëpërmjet Et’hem Ibrahimit kanë bërë histori. Tashmë vjen dhe peshëngritja. E kjo është meritë e Agron Haxhihysenit.