Progni: Krenar për çka kemi arritur, Liga e Kampioneve, një bonus (III)

Share Button

Skenderbeu-Kampion-ekip-2015

Adriatik Balla 18.08.2015 10:10

Një muaj më parë në radhët e Skënderbeut diskutohej se cila do të ishte mënyra e largimit të mesfushorit Gerhard Progni nga skuadra korçare. Kjo për shkak të një gjesti revoltues të lojtarit për zëvendësimin e tij në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Krusejdërs të Irlandës së Veriut.

Por kur Skënderbeu ka kaluar tashmë tri ture dhe ka siguruar fazën e grupeve të një evenimenti madhor të futbollit evropian, ky futbollist jo vetëm është në radhët e kampionëve, por shihet si shtyllë e ekipit dhe i domosdoshëm për planet e trajnerit Mirel Josa në kampionat e më gjerë.

I kontaktuar nga gazeta “SOT”, Progni analizon gjendjen e tij dhe të skuadrës, ka optimizëm për vazhdimësinë e në të njëjtën kohë qetëson tifozët për raportet e tij me stafin teknik, duke thënë se nuk ka më një çështje “Progni” dhe se skuadra dhe ai vetë ndihen të motivuar për të bërë përpara, pse jo për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Futbollisti nuk ka ndërmend të largohet dhe kujtoi se do ta respektojë kontratën njëvjeçare me klubin korçar. Sipas tij, Skënderbeu ka avantazhet e veta të pamohueshme në kuadër të “play-off”-it ndaj Dinamos së Zagrebit, duke përmendur si më të rëndësishmet moralin e grupit, harmoninë e tij dhe faktin se nuk ndodhet nën presion.

Madje presionin Progni e sheh në radhët e Dinamos, e cila shihet në letër favorite, por e ka të qartë se përballë Skënderbeut tonë nuk është e lehtë. Në fund Progni jep një mendim për kampionatin që pritet të fillojë, objektivat dhe shanset e realizimit, por edhe dy ndeshjet e skuadrës kombëtare për grupin I të Eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

AlbanianSport.com jua sjell intervistën e Gerhard Prognit për të përditshmen shqiptare, “SOT”, në 3 pjesë dhe të dielën ishte pjesa e parë, të hënën e dyta dhe sot është e treta dhe e fundit.

…Vijon nga dje

– Ecuria e mirë e skuadrës në Ligën e Kampioneve ndikon shumë edhe në imazhin lojtarëve, të cilët e shohin këtë si një “trampolinë” për të luajtur me klube të huaja cilësore. Po ju, çfarë ambiciesh keni?

– Lojtarët tanë kështu e kanë parë gjithnjë këtë veprimtari. Nuk është gjë e paktë të luash në fazën e grupeve të kupave të rëndësishme evropiane. Është një imazh mjaft i mirë dhe një mundësi e madhe. Unë nuk mund të bëj përjashtim, megjithëse, siç e thashë më sipër, mbetem i fokusuar tek skuadra dhe ndeshja me Dinamon e Zagrebit.

– Në pozicionin tuaj ka konkurrencë. Janë disa lojtarë në mesfushë dhe në aspektin sulmues të këtij reparti që rivalizojnë. I trembeni humbjes së vendit të titullarit?

– Kjo për mua nuk ka fare rëndësi, pasi përparësi merr suksesi i ekipit. Për Skënderbeun po shënohet një sukses historik dhe emri i lojtarit që zbret në fushë ka pak rëndësi. Ne të gjithë dëshirojmë të fitojmë dhe nëse skuadra fiton, atëherë të gjithë ndihemi të vlerësuar. Vendimin për formacionin e merr trajneri, në bazë të skemës, lojës dhe rezultatit. Nuk ka vend për xhelozi apo hatërmbetje. Ne e respektojmë vendimin e trajnerit, pasi qëllimi i përbashkët është të dalë më e mira.

– Futbolli shqiptar po njeh ca momente të mira, pasi edhe Kombëtarja ka pasur sukses. Si i shihni dy ndeshjet e radhës së saj?

– Unë dëshiroj shumë të kualifikohemi në Evropian. Është një dëshirë si e të gjithë shqiptarëve në tërësi. Është një dëshirë e brezave, e shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë. Mendoj se janë dy përballjet më të vështira, por unë nuk e shoh Danimarkën të pakalueshme, prandaj besoj se Kombëtarja mund të marrë rezultat pozitiv ndaj saj.

– Çfarë mendimi keni për nivelin e kampionatit shqiptar?

– Është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Kanë ardhur të luajnë këtu lojtarë të Kombëtares dhe janë shtuar ekipet pretendente për titull. Edhe këtë sezon do të ketë rivalitet, pasi, përveç Skënderbeut, të fuqishëm janë dhe Kukësi, Tirana, Partizani dhe Laçi. Ndoshta mund të shtohet dhe Flamurtari që ka lëvizur gjithashtu fort në merkato.

– Kam një pyetje të fundit: Ju si lojtar apo dhe si skuadra e Skënderbeut, si do të më bindni mua (në rolin e tifozit) të vij në stadium ta ndjek këtë ndeshje?

– Shumë thjeshtë: Ne realizuam një ëndërr, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që do të luajë në një fazë grupesh (edhe nëse nuk kualifikohemi). Nëse nuk ia dalim tifozët nuk duhet të mërziten, pasi do të luajmë në Ligën e Evropës. Ata duhet të jenë krenarë me ne, me atë që kemi arritur deri tani. Gjithsesi, unë i ftoj të vijnë në stadium, sepse ne do të luajmë për fitore dhe me mbështetjen e tyre do ta kemi më të lehtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh