Produkti futbollistik shqiptar në Zvicër, nga Milaim Rama tek Kamberi

Share Button

Florian-Kamberi-festim-goli

AlbanianSport.com 09.08.2015 22:10

ASNN – Derbi i Superligës së Zvicrës mes FC Zyrihut dhe Gras’hoperit, i luajtur javën e kaluar, promovoi në kampionatin helmet sulmuesin e talentuar shqiptar Florian Kamberi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kamberi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 93-të për t’i siguruar fitoren 3-2 skuadrës së Gras’hoperit. Dy golat tjerë për këtë klub të madh zviceran i shënoi Shani Tarashaj.

Tarashaj e Kamberi vlerësohen të jenë dy prej shumë futbollistëve të rinj shqiptarë që kanë nisur të promovohen në Superligën e Zvicrës. Në të vërtetë nga ky shtet në dekadën e fundit kanë dalë futbollistët më të mirë shqiptarë.

Ka shumë arsye që vlerësohet të kenë ndikuar që nga Zvicra të dalin shumë futbollistë cilësorë shqiptarë. Një prej tyre është puna e mirë që bëhet në akademitë e klubeve zvicerane.

Por dhe fakti se të rinjtë shqiptarë e kanë rastin të zhvillohen e më pas edhe të dëshmohen në nivelin e të rriturve. I pari lojtar me emër që doli në Zvicër ishte Milaim Rama, që luajti për Zvicrën edhe në evropianin e vitit 2004.

Së fundmi me FC Thunin, Rama tashmë është tërhequr nga futbolli i luajtur, ndërsa, pas tij, emër në futboll prej atyre që nisën e zhvilluan karrierën në Zvicër bënë Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Më pas në skenë doli brezi i Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, Admir Mehmedit. Nuk vonoi shumë dhe në skenë dolën edhe lojtarë të tjerë të njohur shqiptarë si Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Berat Xhimshiti, Burim Kukeli dhe Naser Aliji.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh