AlbanianSport.com 19.11.2016 17:55
ASNN – Prishtina e ka fituar të shtunën ndeshjen kryesore të kësaj jave, duke triumfuar ndaj Besës me rezultatin 2-0. Mërgim Pefqeli e ka kaluar në epërsi ekipin bardhekaltër, ndërsa Endrit Krasniqi e ka shënuar golin e dytë në minutat shtesë, për t’ia siguruar një fitore të madhe ekipit të Lutz Lindemanit.
Ndërsa dueli tjetër, i zhvilluar sot ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, përfundoi në barazim 1-1. Pas kësaj fitore, Prishtina merr kreun e tabelës së renditjes, me 34 pikë, një më shumë së Trepça ’89, e cila nesër luan kundër Llapit, kurse, Besa mbetet e 5-ta, në kuotën e 24 pikëve.
Ndërkaq, Drenica arrin në kuotën e 18-të pikëve dhe zë vendin e 8-të, aq sa ka edhe Gjilani, në vendin e 7-të.
Superliga e Kosovës në futboll
Java e 15-të:
Të shtunën:
Prishtina – Besa 2-0
Drenica – Gjilani 1-1
Të dielën:
Drita – Liria (13:00)
Trepça – Hajvalia (13:00)
Llapi – Trepça ’89 (13:00)
Ferizaj – Feronikeli (13:00)