AlbanianSport.com 19.03.2016 16:15
ASNN – Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ka dhënë lajmin e mirë se Kosova mund të pranohet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s në muajin maj. Nëse do të marrë 210 votat e duhura në kongresin e UEFA-s më 3 maj 216, ajo bëhet anëtare e saj dhe automakisht edhe anëtare e FIFA-s.
Kosova do të pranohet në UEFA dhe FIFA në muajin maj. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Federatës Kosovare të Futbolilit Fadil Vokrri. Ai ka pranuar se UEFA ka dorëzuar dokumentet përkatëse për regjistrimin e Kosovës në FIFA. Kjo ka ndodhur në mbledhjen e Komiteti Ekzekutiv të FIFA-s që u zhvilluar në Zyrih një ditë më parë.
UEFA do të vendosë nëse Kosova do të bëhet anëtari i 210-të i familjes botërore të futbollit. Kjo gjë do të diskutohet në Kongresin e saj në fillim të majit në Budapest. Nëse UEFA do ta hapë dritën e gjelbër, edhe FIFA do të jetë dakord. Më pas përfaqësuesja e Kosovës mund të marrë pjesë në Eliminatoret e Botërorit 2018 në Rusi.
Në këtë mënyrë, Kosova nuk do të humbasë më pjesëmarrjet në veprimtaritë ndërkombëtare në rast se më 3 maj 206 i merr votat për t’u anëtarësuar në UEFA në Kongresin e kësaj të fundit, që mbahet në Budapest. Më pas, automatikisht do të bëhet edhe anëtare e FIFA-s.