Presidenti Nishani i dorëzon flamurin delegacionit shqiptar në “Baku 2015”

Share Button

Luiza-Gega-Bujar-Nishani-flamuri-2015

AlbanianSport.com 09.06.2015 17:40

ASNN – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot flamurin kombëtar delegacionit shqiptar që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Evropiane “Baku 2015”, të cilat do të zhvillohen në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Kreu i Shtetit shqiptar para se t’i dorëzonte flamurin kombëtar atletes Luiza Gega, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “Përfitoj nga ky rast i mrekullueshëm që të shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin maksimal për gjithë angazhimin, punën dhe përkushtimin që keni pasur gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe për gatishmërinë që keni treguar për të përfaqësuar vendin tonë në këto Lojëra Evropiane, të cilat kanë mbi vete shumë dimensione. Ato kanë padyshim së pari dimensionin sportiv, kulturor, por kanë edhe dimensione të tilla që lidhen qoftë me prezantimin e emrit të shtetit, dinjitetit të shtetit, të kulturës së vendit dhe kombit tonë, por edhe të talenteve, të cilat për fat të mirë i kemi pasur gjithmonë të shumtë dhe i kemi ende midis nesh.”

“Në këtë ceremoni një vlerësim të veçantë dëshiroj t’ia jap Komitetit Olimpik Shqiptar, të gjithë anëtarëve dhe njerëzve të përkushtuar në këtë organizëm, të cilët me pasionin dhe me dëshirën e madhe që kanë jo vetëm kanë kontribuar, jo vetëm kanë kaluar vështirësi të shumta dhe të pamerituara, por e mbajnë gjallë olimpizmin shqiptar dhe mundësinë që talentet e sportit shqiptar të kenë një derë të hapur si dhe një mundësi në mënyrë të tillë që jo vetëm të prezantojnë këtë talentet që mbartin, por edhe ta vënë në shërbim, ta vënë në shërbim të sportit e të kulturës sonë si dhe në shërbim edhe të trashëgimisë”, – shtoi më tej Presidenti Nishani.

“Dua të falënderoj të gjithë plejadën e gjithë sportistëve dhe olimpistëve shqiptarë, të cilët në kohëra të ndryshme, në situata të ndryshme, në situata krejt të pafavorshme, dhe këtë e kam për brezat e shkuar të olimpistëve dhe sportistëve shqiptarë, të cilët në kontrast të thellë me sportistët e sotëm nuk i kanë pasur ato shanse dhe mundësi për fatin e keq, por talentin e kanë pasur, punën dhe djersën e kanë derdhur gjithmonë. Pasioni i tyre ka triumfuar mbi çdo vështirësi që ata kanë kaluar, kështu trashëgimia që ata kanë lënë meriton një nderim të veçantë, një vlerësim dhe falënderim institucional, por edhe njerëzor dhe shoqëror në tërësi. Falënderimi tjetër është për sportistët e brezit të ri, të cilët për fatin e mirë i kemi dhe jo të paktë, i kemi talente me dëshirë, energji, por që meritojnë të kenë trajnerë të mirë. Meritojnë të kenë kujdes të madh dhe infrastrukturë të duhur në mënyrë që këtë talent që mbartin ta vënë në dispozicion të sportit në tërësi, ta vënë në dispozicion edhe të emrit të Shqipërisë dhe të kombit pasi kemi gjithë të drejtën e Zotit, por edhe të kombit tonë të mburremi me çka përfaqësojmë me kulturën dhe trashëgiminë dhe me ato energji që mbartin dhe që përfaqësojmë. Kështu që unë krahas këtyre vlerësimeve do të kërkoja një nxitje më të madhe më së pari nga institucionet shtetërore, një përkujdesje më të madhe nga të gjithë ne së bashku. Do të kërkoja një mbështetje për këtë angazhim të trajnerëve, të profesorëve, të ekspertëve të sporteve të ndryshme që i kemi të shumtë, ashtu siç do të kërkoja një kurajë të madhe, disiplinë pune për sportistët e rinj, sepse janë të gjitha mundësitë dhe s’ka asnjë arsye që ne të mos marrim medalje të ndryshme në të gjitha kompeticionet të këtij niveli, por gjërat duhet të shkojnë në harmoni. Gjërat duhet të shkojnë në harmoni dhe unë përfitoj nga ky rast që të angazhohem përpara jush që jeni në këtë sallë dhe të gjithë olimpistëve shqiptarë, por edhe tek të gjithë ata mbështetës të zjarrtë të sporteve dhe disiplinave të ndryshme të sportit shqiptar që, Presidenti i Republikës do të jetë gjithmonë i gatshëm jo vetëm të mbështesë kur është e nevojshme, kur është i kërkuar çdo lloj angazhimi i tillë, por edhe të jetë një zë i fuqishëm i zbatimit të problematikave që ne hasim dhe të mundësive që janë reale dhe besoj që mundësi reale ka mjaft që ne të jemi racionalë dhe të vullnetshëm dhe të angazhuar në verifikimin e tyre, në caktimin e përparësive dhe në menaxhim”, – u shpreh mes të tjerash Presidenti Nishani.

“Duke ju uruar sukseset më të mira, duke ju uruar jo vetëm një garë me medalje, por edhe një prezantim dinjitoz të asaj çka ju mbani, të uniformës kuq e zi të flamurit tonë kombëtar, por edhe të gjithë asaj trashëgimie prej dekadash që sot vjen tek ju, krahas kësaj përgjegjësie që ju keni si sportistë për të dhënë garën dhe talentin që ju mbani, keni edhe detyrën, nderin, privilegjin dhe përgjegjësinë për të prezantuar, keni dhe eksperiencën e madhe që brezat e kaluar e kanë fiksuar në historinë e sportit shqiptar. Ju uroj sa më shumë medalje, por mbi të gjitha jam i bindur që cilësia do të jetë shumë herë me e avancuar, shumë herë nga e shkuara, nga e kaluara dhe ky do të jetë edhe synimi im që çdo vit të përmirësojmë cilësinë e përfaqësimit, ta zgjerojmë përfaqësimin tonë në sa më shumë disiplina dhe në sa më shumë lloje të sporteve sepse ne shqiptarët dallohemi dhe kemi këtë veçori që përveç të qenit njerëz me dëshirë të madhe, kemi dinamizëm dhe energji të shumta, energji të cilat përmes sportit orientohen vetëm në rrugë pozitive. Edhe njëherë urimet më të mira dhe jam i bindur që do ta prezantoni Shqipërinë si komb me dinjitetin e merituar!” – vuri në dukje Presidenti duke falënderuar sportistët për gatishmërinë e tyre dhe për gjithë punën e madhe dhe të palodhur që kanë kryer deri më sot si dhe duke iu uruar një të ardhme akoma më të mirë në karrierën e tyre sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh