AlbanianSport.com 07/08/2019 21:00
ASNN – Fjalët e tij diskriminuese kundrejt afrikanëve çojnë në ndëshkimin e kreut të klubit. Në fakt, nuk bëhet fjalë për racizëm, por këshilli i etikës së klubit të Shalke 0-4ës e ka gjetur presidentin Klemens Tënies fajtor për fjalët që ka thënë. “Ne duhet të financojmë për hidro ose termocentrale në Afrikë, në mënyrë që ata të mos i presin më pemët dhe të mos bëjnë më fëmijë kur është errësirë”, – pati thënë kreu i klubit gjerman.
Kështu, Klubi i Shalke 04-ës është përfshirë nga një polemikë, që ka çuar në pezullimin për 3 muaj të presidentit Klemens Tënies për shkak të këtyre fjalëve diskriminuese.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për racizëm, por këshilli i etikës së klubit e ka gjetur atë fajtor për fjalët që ka thënë. “Ne duhet të financojmë për hidro ose termocentrale në Afrikë, në mënyrë që ata të mos i presin më pemët dhe të mos bëjnë më fëmijë kur është errësirë”, – pati thënë kreu i klubit gjerman. Por këshilli i etikës së klubit, i përbërë nga 3 gjykatës, një komercialist dhe një pastor ungjillor, ka marrë masën e pazakontë për presidentin e Shalke 04-ës, dhe pse ai i tha këto fjalë gjatë një fjalimi javën e shkuar gjatë një aktiviteti që nuk kishte lidhje me sportin.
Ndëshkimi prej 3 muajsh nuk pritet t’i japë fund polemikave që kanë lindur në opinionin publik, teksa Tënies rrezikon të përjashtohet nga klubi ku ai shërben në detyrën e kreut të këshillimit mbikëqyrës, ndërsa e financon Shalke 04-ën prej 25 vjetësh tashmë. Të enjten e shkuar, gjatë një fjalimi në publik, pati deklaruar se, në vend që të rriteshin taksat, ishte më mirë të financohej ngritja e hidro apo termocentrale në Afrikë. “Kështu ata nuk do t’i presin më pemët dhe nuk do të bëjnë më fëmijë kur është errësirë”, – pati shtuar presidenti i klubit gjerman.
Pavarsisht ndjesës së kërkuar prej tij dhe klubit, reagimi nga opinioni publik ka qenë mjaft i fortë, duke nisur nga njerëzit e thjeshtë, tek ish-futbollistët apo futbollistët aktualë, tek presidentët e klubeve të tjera apo edhe politikanët, të cilët i kanë dënuar fjalët e kreut të klubit të Gelsenkirshenit, i cili tanimë mund ta kryejë sërish këtë detyrë pas 3 muajsh. Por, nëse klubi e ka shpëtuar në një fare mase presidentin e tij, tanimë është Federata Gjermane që e ka marrë çështjen në dorë, teksa komisioni i saj i etikës ka nisur hetimet.