AlbanianSport.com 10/11/2020 23:55
ASNN – Ka dhënë të martën dorëheqje kryetari i Federatës Angleze të Futbollit (EFA), Greg Klark. Ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të fjalorit që kishte përdorur për të përshkruar lojtarët zezakë, shkruan BBC-ja.
Klarku ka thënë se është “thellësisht i trishtuar” për fyerjet që ka shkaktuar me përdorimin e fjalorit, raporton rrjeti prestigjioz britanik. “Ne mund të konfirmojmë se Greg Klarku ka dhënë dorëheqje nga roli i tij i presidentit”, – thuhet në komunikatën e EFA-së.
“Piter MekKormik do të marrë rolin e presidentit të përkohshëm të federatës me efekt të menjëhershëm dhe Bordi i Federatës së Anglisë do të nisë procesin e identifikimit dhe të emërojë kreun e ri”, – përfundon komunikata në fjalë.