Presidenti Avni Ponari rrëfen basketbollin shqiptar sipas tij…

Share Button

Avni-Ponari-ora-news

Gjergj Vyshka 25.01.2016 09:00

Presidenti i FSHB-së: “Jemi në kërkim të një trajneri të huaj për të dy ekipet, të rritur dhe të rritura. Me 99 % do të luajmë në Shkodër, sepse i plotëson parametrat dhe gjobat do të jenë më të ulta se në “Asllan Rusi”.” Avni Ponari, presidenti i Federatës Shqiptare e Basketbollit, në një rrëfim ekskluziv të hënën për emision “Skaner” të televizionit informativ shqiptar, “Ora News”, ka folur për të gjitha problemet që shqetësojnë sot koshin shqiptar.

“Ne jemi në vitin e 70-të të themelimit të basketbollit, ndërsa për ne është jubilar, – ka deklaruar Ponari. – Por basketbolli është në atë nivel si i gjithë sporti shqiptar në tërësi. Duke e lënë mënjanë futbolli, i cili falë atyre lojtarëve, presidentit Armando Duka dhe stafit që ka, sot është në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Basketbolli nuk pati privilegj. Shumica e lojtarëve luajnë në Shqipëri dhe pak janë jashtë vendit. Luajnë në ato kushte në ato ekipe që të gjithë njohin.”

“Ata që duhet të bëjnë më shumë, nuk bëjnë, – ka vijuar ai. – Ka shumë të mira, por ka edhe atë perspektivë që është e shpejtë. Sapo ka nisur të lëvizë. Duhet të shitet, të ndërtojmë një produkt të shitshëm për të gjithë. Përse nuk e shohim basketbollin? Natyrisht për peshën specifike që ka, ndërsa jemi në situatën që nuk shohin volejbollin, tenisin. Ka peshën e tij duhet të jetë në një nivel e standard tjetër. Ka ish-lojtarë të shkëlqyer dhe lojtarë aktual.”

“Dhe gjithçka varet nga paratë, nga terrenet, mundësitë, përzgjedhjet e seleksionimet e trajnerët”, – ka shtuar Ponari, i cili pranon që trajnerët më të vjetër rrinë e flasin nëpër kafe, por nuk e japin atë kontribut që i takon për basketbollin. “E kemi kërkuar kontributin e tyre, secili duhet ta japi atë. Astrit Greva është njëri prej tyre, – ka thënë ai. – I falënderoj ata që stërvitin që nga fëmijët deri tek të rriturit. Janë ish-basketbollistë, e duan këtë lojë, por duhet të jenë pjesë aktive për të mirën e këtij sporti. Të japin kontributin e tyre. I falënderoj, sepse i përkushtohen.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh