Premtimi i presidentit Halili: Me mua, Tirana do të jetë pa borxhe

Share Button

Refik-Halili-Tirona-logo

Gjergj Vyshka 10.02.2016 07:05

Presidenti i bardhebluve: “Kjo është java finale për të paguar atë detyrim që ne kemi ndaj këtyre futbollistëve, sepse as UEFA e as FIFA nuk presin më gjatë se çfarë kanë vendosur si afate. Janë detyrime të shkuara, gjë që s’ka për të ndodhur më për sa kohë të jem unë në krye.” Refik Halili, presidenti i Klubit të Futbollit Tirana, që tashmë ka në zotërim 66 % të aksioneve të klubit bardheblu, të dielën në mbrëmje ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në Radio Tirana.

Përtej kësaj, 6 pikët e fituara në dy ndeshjet e para të fazës së 3-të të kampionatit, vendi i 3-të në renditje, problemet e administrimit dhe borxhet që Tirana ka ndaj Kastratit (lojtar që ka luajtur vetëm 12 minuta me kryeqytetasit), kanë qenë në fokusin e diskutimit në linjë telefonike me presidentin e bardhebluve, Refik Halili. “Kjo do të jetë java jonë finale, – ka thënë ai, – për ta shpëtuar përfundimisht Tiranën nga borxhet, në mënyrë që të vijojmë kampionatin dhe të kemi ato pikë të cilat kemi merituar të marrim deri më tani.”

“ Të jeni të bindur që, si UEFA, ashtu dhe FIFA, janë organe që nuk presim në shumë se afati që kanë vendosur për të shlyer ato detyrime që rrjedhin nga gjyqet e fituara prej lojtarëve, – ka pohuar Halili në vijim. – Janë probleme të kontratave të mbartura në kaosin që ka qenë më parë Tirana, ndërsa jemi të detyruar të merremi dhe me këto. Por unë për një gjë ju siguroj, Tirana, për sa kohë do të jem unë president, nuk do të ketë asnjë borxh.”

“Deri më tani janë shlyer të gjithë dhe ka mbetur dhe diçka që unë shpresoj ta zgjidh në favor të Tiranës”, – ka përfunduar kreu i bardhebluve të kryeqytetit. Problemi është se nëse Tirana, apo dhe Bylis, nuk do të shlyejnë gjyqet e prapambetura, gjë që vjen nga hedhja në gjyq prej kontratave të pashlyera sidomos me lojtarët e huaj. Deri më tani e ka pësuar Flamurtari në Kategorinë Superiore, shpëtoi Vllaznia për pak, kurse në Kategorinë e Parë, peng i këtyre borxheve të pashlyera kanë mbetur Kastrioti dhe Dinamo.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh