AlbanianSport.com 30/03/2020 23:30
ASNN – Edhe futbolli duhet të rinisë, ashtu si të gjithë gjërat e tjera në jetë. Në Angli po mendojnë për të ardhmen e Premier Ligës. Por jo për vitin e ardhshëm. Po diskutohet për ta mbyllur sezonin në vazhdim, i cili është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit, në mbrojtje të shëndetit të të gjithë sportistëve dhe tifozëve. Drejtuesit e futbollit në Angli po diskutojnë mundësinë për të shfrytëzuar, fusha futbolli të izoluara, për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të sezonit, edhe nëse pandemia nuk është larguar.
Një mënyrë kjo për të shpëtuar futbollin dhe klubet, por edhe për të kënaqur spektatorët, duke i larguar në një farë mënyre nga ky realitet i trishtë. E përditshmja britanike “ The Independent” tregon se si janë parashtruar disa plane në bashkëpunim me rrjetet televizive, për të transmetuar 92 ndeshjet e mbetura, me një numër të caktuar ndeshjet për t’u luajtur çdo ditë të muajve të verës.
Një mënyrë është të luhet si një Botëror, në Midlands dhe Londër, ndoshta në fushat ku stërviten klubet, gjatë muajve qershor dhe korrik, për të bërë të mundur përfundimin e sezonit futbollistik 2019-2020. Autoritetet e futbollit kanë diskutuar disa mënyra gjatë kësaj fundjave, me ndeshje të dyer të mbyllura, është zgjidhja më e mundur, por ideja për t’u luajtur në fusha të izoluara por merr më shumë konsensus gjatë orëve të fundit.
Kjo edhe për të ulur presionin e madh ekonomik që klubet janë të detyruara të përballojnë. Skuadrat dhe stafet e tyre do të qëndrojnë në hotele të veçanta nga familjet e tyre, ashtu si në një turne ndërkombëtar, për të ulur rrezikun e koronavirusit. Natyrisht janë ende disa detaje logjistike për t’u planifikuar, por ideja e një Premier Lige me dyer të mbyllura nuk është aspak utopike.