AlbanianSport.com 05.06.2015 13:30
ASNN – Në prag të ndeshjes me Juventusin, skuadra e Barcelonës është vizituar nga një grup kontrolli antidoping, që është domethënës për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve në Berlin.
Kështu, kontrolli anit-doping i UEFA-s, i ka bërë një tjetër befasi Barcelonës, në prag të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve.
Më 6 qershor , në Berlin, Barcelona do të luajë me Juventusin. Katalanët, edhe pak ditë më parë, u vizituan befasisht nga kontrolli anti-doping i UEFA-s, ku Mesi i pati shpëtuar këtij kontrolli, por jo edhe kësaj here.
Ter Stegen, Pike, Rakitiç, Ksavi, Mesi, Nejmar, Rafinha, Jordi Alba, Serxhio Roberto dhe Adriano, janë lojtarët që iu nënshtruan kontrollit të UEFA-s.
Më herët Barcelona është akuzuar nga rivalët e saj se përdor doping, por deri tani s’ka dalë asnjë pozitiv.