AlbanianSport.com 06.10.2015 21:10
ASNN – Portugezët kanë premtuar se do ta mundin Portugalinë, pra që do të japin më të mirën e tyre në fushë për të siguruar direkt “biletën” për në “Francë 2016”. Kështu mendon edhe mesfushori Zhoao Mutinjo i Monakos, që është rikthyer në përfaqësuesen portugeze.
“Duam të luajmë për të fituar, ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje dhe ky takim nuk bën përjashtim, – ka thënë ai për mediat portugeze në prag të kësaj sfide. – Duhet ta përgatisim sa më mirë këtë takim dhe të tregohemi superiorë ndaj një skuadre të fortë siç është Danimarka.”
“E dimë se do të na mjaftonte edhe një pikë por e ritheksoj, ne duam të fitojmë, – ka vijuar mesfushori i përfaqësueses portugeze. – Danimarka është një skuadër e mirë. Duhet të luftojmë për të treguar cilësi në fushë.” Takimi midis Portugalisë dhe Danimarkës luhet të enjten, në njëjtën kohë me atë Shqipëri-Serbi, në ora 20:45.