AlbanianSport.com 24.09.2014 17:40
ASNN – Federata Portugeze e Futbollit ka emëruar Fernando Santos si trajnerin e ri të kombëtares së saj, në vendin e lënë bosh nga Paulo Bento, i shkarkuar pas humbjes 0-1 më Shqipërinë.
59-vjeçari Santos ka qenë mjaft i suksesshëm në 4 vjet në drejtimin e kombëtares greke të futbollit, të cilën arriti ta kualifikonte në çerekfinalet e Euro 2012, si dhe në fazën 1/16 të Botërorit 2014, ku u mund nga Kosta Rika pas goditjes së 11-metërshave.
Gjithsesi, kjo zgjedhje e Federatës Portugeze është pritur me mjaft skepticizëm nga tifozët vendas, edhe pse këta të fundit e vlerësojnë shumë Santos. Arsyeja është e thjeshtë.
Trajneri është i dënuar nga FIFA me 8 ndeshje pezullim, pasi ka fyer gjyqtarin gjatë sfidës Greqi-Kosta Rika dhe kësisoj do të kalojë të gjitha eliminatoret në tribunë dhe jo në pankinë duke dhënë udhëzime për lojtarët, duke ia lënë drejtimin gjatë ndeshjes ndihmësit të tij, Ilidio Vale.