AlbanianSport.com 06/05/2020 16:25
ASNN – Sipas raportimeve në mediat vendase, lojtarët në klubet portugeze, përfshirë këtu edhe Benfikën dhe Porton, kanë nisur stërvitjen në mënyrë individuale, ndërsa kampionati i futbollit përgatitet për një rifillim të mundshëm të sezonit gjatë kësaj faze të epidemisë së virusit korona.
Portugalia është mbyllur që nga mesi i marsit, por Kryeministri i vendit, Antonio Kosta, tha javën e kaluar se Liga dhe finalja e Kupës së Portugalisë do të ishin “përjashtimet e vetme” për një vendim që ka mbajtur të pezulluar të gjithë sportin tjetër profesional. “Të gjitha kanë rëndësi”, – tha trajneri i Benfikës, Bruno Lage.
“Prandaj kemi nisur seancat stërvitore në mënyrë individuale”, – shtoi ai. Porto kryeson kampionatin me vetëm një pikë diferencë me Benfikën, që kur sezoni u pezullua, me 10 ndeshje të mbetura. Ashtu si Portugalia, edhe skuadrat në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Angli po përgatiten për një rikthim të mundshëm, për të përfunduar kampionatet e tyre.