AlbanianSport.com 08.12.2015 14:20
ASNN – Pas 1,237 ndeshjeve dhe 131 golave të shënuar për Sao Paolon, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje, si dhe golashënuesi i 10-të më i mirë në histori të këtij klubi, fanellën e të cilit e veshi për herë të parë kur ishte 17-vjeç dhe e dorëzon tashmë në moshën 42-vjeçare, portier brazilian Rozherio Seni ka ulur siparin e karrierës së tij për shkak të një dëmtimi.
Çdo gjë e ka një fund dhe duket se, pas plot dy dhjetëvjeçarësh e gjysmë, gjatë të cilëve ka shkruar historinë si portieri që ka realizuar më tepër gola, duket se edhe Rozherio Seni ka mbërritur në finish. Portieri i Sao Paolos ka konfirmuar se ka do t’i japë fund karrierës pas përfundimit të këtij sezoni, pasi ai nuk ka arritur që të rikuperohet nga dëmtimi që kishte pësuar më 28 tetor.
Kështu, ai do ta mbyllë karrierën e tij pa arritur që të luajë edhe një ndeshje në fanellën e gjigantit brazilian Sao Paolo. Seni del në pension pas 1237 ndeshjeve dhe 131 golave për Sao Paolon, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje, si dhe golashënuesi i dhjetë më i mirë në histori të këtij klubi, fanellën e të cilit e veshi për herë të parë kur ishte 17-vjeç dhe e dorëzon tashmë në moshën 42-vjeçare.