Gjergj Vyshka 25.01.2016 11:10
70-vjetori i themelimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, pjesëmarrja e shtatë kombëtareve në Evropë, zgjedhja e trajnerëve, apo dhe tendenca për t’i bërë thirrje shtetit që të investojnë më shumë në infrastrukturën sportive kanë qenë në qendër të vëmendjes së Avni Ponarit, presidentit të Federatës Shqiptare e Basketbollit, në një rrëfim ekskluziv të hënën për emision “Skaner” të televizionit informativ shqiptar, “Ora News”.
“Basketbolli është, sidoqoftë, në një fazë më të mirë, ndryshim gradual. Me 7 ekipe përfaqësuese nuk ka ndodhur asnjëherë, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar. – Ka nisur ndryshimin, era e fortë dhe e mirë për fatet e basketbollit. E ardhmja të ndjehet, basketbollit ta ndjejë lëvizjen. Me shtatë ekipe, pesë grupmosha dhe dy të rritura, nuk është pak.”
“Këtë vit rezultate më të mira se vjet, pas dy vjetësh shumë më të mira, – ka vijuar Ponari. – Të jenë të vazhdueshme pjesëmarrjet në të gjitha veprimtaritë evropiane. Kjo është filozofia”. Ponari tregon që kjo pauzë prej katër vjetësh nuk i ka pëlqyer as atij. “Megjithatë – tregon i pari i basketbollit shqiptar – kjo periudhë shërbeu për të ngritur opinionin dhe ndërgjegjen e sportdashësve të basketbollit.
“Një periudhë që ishte me uljen e interesit të basketbollit, pati një nisje e frymë të re me grupmoshat, që shpresojmë të vazhdojë për të ardhmen tonë”, – ka përfunduar ai. Dhe institucioni shqiptar ka marrë përsipër gjobat e ndërkombëtarëve për të mos lënë pa marrë pjesë kombëtaret e të rriturve dhe të rriturave në arenën ndërkombëtare. Por për t’i minimizuar ato është menduar që të shkohet në Shkodër.