Ponari: Trajnerët e Kombëtarëve, na duhen përzgjedhës të zotë

Share Button

Avni-Ponari-Paskal-Meurs

Gjergj Vyshka 25.01.2016 15:30

Avni Ponari, presidenti i Federatës Shqiptare e Basketbollit, në një rrëfim ekskluziv të hënën për emision “Skaner” të televizionit informativ shqiptar, “Ora News”, ka folur edhe për trajnerët e përfaqësueseve të koshit shqiptar. “Nuk është se nuk kam gjetur unë karar, por trajnerët s’kanë gjetur karar me kombëtaren dhe për shkak të rezultateve janë larguar”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij Ponari për trajnerin e kombëtares, teksa ka bërë të ditur se brenda shkurtit do të jetë i emëruar. “Ne jemi duke bërë përpjekje për të gjetur një trajner të huaj për të dy ekipet e rritura dhe të rritura”, – ka pohuar ai.

“Mua do të më pëlqente të kishim një trajner të kompletuar shqiptar, por duke pasur përvojën e vitit të kaluar me ekipet e moshave shpresojmë ta gjejmë, – ka vijuar presidenti i koshit shqiptar. – Kemi kërkesa dhe shumë shpejt do ta vendosim. Unë do ta pranoja dhe vetëofrimin dhe unë do ta mbështesja. Aktualisht trajnerin e femrave e kemi pa kontratë. Por e vërteta është se kemi bërë një trajnim me trajnerë e gjyqtar dhe ata më të vjetrit duket se nuk kanë ardhur se i dinë të gjitha gjërat. Ne na duhet një trajner që të bëjë një përzgjedhje të mirë.”

“Ashtu siç më thanë në Beograd trajneri serb, i cili zgjidhte ata që bëjnë lojën e grupit dhe jo individualistët” , – theksoi kreu i FSHB-së. Ponari nuk pranon që të ketë pasur divergjenca me Cukën, por pranon se së bashku me kryesinë do të vendosin për trajnerin e ri. Madje e thotë dhe datën 15 shkurt. “Unë jam i ndjeshëm për moshat, – këmbëngul ai. – Mirëpo nuk kemi në dorë terrenet, ndërsa unë dhe Ilir Taflaj kemi financuar ekipet kombëtare. Ashtu siç kemi futur dhe idenë e sponsorizimin nga prindërit”.

Madje Ponari shkon dhe më tej se sikur të mos kishte gjetur mbështetjen e kryesisë për pjesëmarrjen e këtyre kombëtareve atëherë do ta fuste Federatën në zgjedhje të reja. “Brenda shkurtit do të nisim përzgjedhjet me trajnerët dhe detyrimet e tyre. Presim rezultate të mira sikurse kërkojmë të marrim dhe ndonjë fitore, por vetëm duhet të heqim ndjenjën e inferioritetit”, – ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare e Basketbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh