Gjergj Vyshka 25.01.2016 17:40
Ponari i ka që tani pesë emrat e basketbollistëve të të rriturve që mund të bëjnë mirë për këtë kombëtare, që janë Ndoja, Shima, Kuqo, Hysenagolli e Bushati. “Ne kemi dhe të tjerë në kampionat, – presidenti i Federatës Shqiptare e Basketbollit, në një rrëfim ekskluziv të hënën për emision “Skaner” të televizionit informativ shqiptar, “Ora News”,. “Por duhet të krijojmë një bindje që nga Nën-16, Nën-18 dhe Nën -20-vjeçarët, që nuk do të rrihemi. Sepse këtë më thonte dhe Mark Dikeli, lojtarë të mirë, por hyjnë në fushë të mundur. Kjo na u shfaq dhe tek femrat.”
“Megjithatë besoj se do të jemi më mirë”, – ka shtua ai. Kombëtarja me shqiptarë të Shqipërisë Avni Ponari, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, ka pranuar se kombëtarja e të rriturve do të bëhet me shqiptarët e Shqipërisë.
“Sepse kosovarët, teksa kanë marrë pasaportën në moshën 18 vjeç, nuk mund të vijnë. Është mirë që, për Nën-20-vjeçarët do t’i kemi kundërshtar, por sigurisht që kanë një nivel ndryshe nga ne”, – ka përfunduar presidenti i FSHB-së.
14 trajnerë u duhen kombëtareve shqiptare për këtë sezon në pjesëmarrjen ndërkombëtare të koshit, e më konkretisht, të rritur, të rritura, Nën-16 dhe Nën-18 djem e vajza dhe Nën-20-vjeçarët djem
7 menaxherë për secilën skuadër përfaqësuese, të cilët pritet të dalin nga anëtarët e kryesisë, që më pas të gjejnë të ardhurat financiare për kombëtaret në pjesëmarrjen ndërkombëtare.