AlbanianSport.com 04.01.2015 16:55
ASNN – Basketbolli shqiptar e ka mbyllur vitin 2014 me një ceremoni festive më 30 dhjetor dhe, duke folur në prag të saj për Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës, Avni Ponari, ka bërë një përmbledhje të 365 ditëve që lamë pas, duke shpalosur edhe synimet për 2015-tën.
Në intervistën dhënë gazetarit sportiv, Altin Kodra, Ponari ka vlerësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Ligën Ballkanike, duke premtuar rritjen e numrit të klubeve shqiptare në këtë veprimtari rajonale.
Ai e ka cilësuar 2015-tën si vitin e projektimit të një të ardhmeje të sigurt të kombëtareve të basketbollit, duke theksuar ndërkohë edhe nevojën për një administrim të këtij sporti edhe si biznes.