Polonia zyrtarizon kthimin, 29 maji ngre siparin, por vetëm pas planit me 4 pika

Share Button

AlbanianSport.com 25/04/2020 19:25

ASNN – E ndërkohë që kampionati holandez i futbollit u mbyll pa fitues, ndërsa 5 kampionatet kryesore të vendeve të tjera të Evropës po përvijojnë datat dhe mënyrën e rikthimit, një tjetër kampionat i madh e ka tanimë një datë për rikthimin. Futbolli po rikthehet gradualisht edhe në Evropë, edhe pse federatat dhe ligat janë të detyruara të vendosin që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

Por tanimë edhe zyrtarisht, është njoftuar se, në Poloni, kampionati do të nisë më 29 maj, ndërkohë që do të ketë masa rigoroze. Lojtarët dhe stafet e klubeve, 50 persona nga çdo klub, do të përgatiten duke ndjekur procedurat e dhëna nga autoritetet. 14 ditë para nisjes së kampionatit ata do të izolohen dhe do të vëzhgohen nga mjekët, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.

Kjo bëhet në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e “COVID-19” tek futbollistët dhe stafet. Pra niveli  më i lartë i kampionatit polak të futbollit, që niihet si “Ekstraklasa”, pritet të rinisë në fund të majit, pasi që një plan i bërë nga liga dhe Federata e Futbollit e Polonisë, është aprovuar nga qeveria polake. Martin Animucki, presidenti i bordit të Ekstraklasa, thotë se ndeshjet do të rinisin nga 29 maji.

Por kjo vetëm nëse arrihet të respektohet plani i aprovuar plotësisht. Hapi i parë i këtij procesi ka nisur tanimë të zbatohet. Të hënën, më 20 prill, të gjithë lojtarët dhe stafi trajnues i 16 ekipeve të “Ekstraklasës”, u vendosën në vetëizolim në shtëpi dhe kjo do të vazhdojë për dy javë, ndërsa të gjithë klubet do të dërgojnë raporte të detajuara shëndetësore për të gjithë.

Hapi i dytë pritet të fillojë më 4 maj, kur është planifikuar të rihapen kampet stërvitore. Grupe nga 4 deri në 6 lojtarë do të fillojnë të stërviten së bashku nga kjo datë. Hapi i 3-të në këtë proces parashikon që të hapen klasat dhe mjediset e shkollave të futbollit, pasi klubet shpresojnë se do të mundë të organizojnë stërvitje individuale me lojtarët e tyre nëpër stadiumet e tyre.

Ky shihet si mjedis më pak i rrezikshëm sesa parqet e hapura. Hapi i katërt është që të rihapen mjediset e klubit për paleshër force dhe pishina, ndërsa skuadrat pastaj do të mund të stërviteshin të plota, deri në 50 njerëz në të njëjtën kohë. Hapi i fundit i këtij procesi është rinisja e kampionatit. Por, përderisa në plan nuk është caktuar një datë përfundimtare, presidenti i ligës ka sugjeruar se ndeshjet mund të rinisin më 29 maj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh