AlbanianSport.net 23.09.2014 08:50
ASNN – Polonia ka triumfuar të dielën në finalen e madhe të Kampionatit Botër të Volejbollit për Meshkuj, duke mundur Brazilin me rezultatin 3-1. Kjo fitore i ka dhënë fund dominimit të volejbollit botëror të meshkujve nga ana e Brazilit, që kishte triumfuar në 3 kampionatet e fundit radhazi, ndërsa Polonia ka rigjetur kurorën e më të mirës ë planetit pas 40 vitesh.
I gjithë spektakli i këtij Botërori, që spikati për infrastrukturën e fjalës së fundit dhe atmosferën e jashtëzakonshme e krijuar nga sportdashësit e shumtë në numër, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kështu, asi ka organizuar një Botëror të shkëlqyer, ku spikati infrastruktura e fjalës së fundit dhe atmosfera e jashtëzakonshme e krijuar nga sportdashësit e shumtë në numër, Polonia e ka kurorëzuar atë në mënyrën më të mirë, duke triumfuar në finalen e madhe të së dielës ndaj Brazilit me rezultatin 3-1.
Në fakt, polakët ishin e vetmja skuadër që arriti t’i mundte kampionët në fuqi të botës në këtë Botëror, kur triumfuan me shifrat 3-2 në fazën çerekfinale dhe të dielën në mbrëmje dëshmuan se kjo fitore nuk ishte një rastësi, duke qenë akoma më bindës në lojë dhe në rezultat.
Ndonëse brazilianët kanë spikatur në setin e parë, duke e fituar atë me rezultatin 25-18, vendasit, të përkrahur edhe nga një tifozeri e zjarrtë, që këtë Kampionat Botëror theu rekorde përsa i përket pranisë nëpër pallatet e sportit, kanë reaguar në 3 setet e tjera, duke i fituar ato me shifra të përafërta, përkatësisht 25-23, 25-23 dhe 25-22 dhe gjithë finalen me rezultatin 3-0.
Kjo fitore i ka dhënë fund dominimit të volejbollit botëror të meshkujve nga ana e Brazilit, që kishte triumfuar në 3 Kampionatet e fundit radhazi, ndërsa Polonia ka rigjetur kurorën e më të mirës së planetit pas 40 vitesh. Medalja e bronztë e këtij Botërori i ka shkuar Gjermanisë, e cila në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t mundi Francën në 3 sete.