AlbanianSport.com 04.02.2017 08:25
ASNN – Tifozët e Tiranës vazhdojnë të kundërshtojnë faktin që Partizani të luajë në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Ata kanë gjetur një tjetër formë proteste, kur në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë kanë provuar të hyjnë në stadiumin “Selman Stërmasi” për të prishur fushën.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 2 kanë konstatuar se 10 shtetas, të pajisur me vegla pune, lopata dhe kazma, po provonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Pa ndërhyrjes së policisë janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë nr. 2, tre prej tyre.
Ata janë shtetasit: A. B., 23 vjeç, M. S., 20 vjeç, M. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë. Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e veprimtarisë sportive të planifikuar për datën 05.02.2017, ndeshjen Partizani-Vllaznia.
Mësohet se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.