AlbanianSport.com 11.01.2015 15:15
ASNN – Vangjo Zguro është i larguari i parë nga skuadra e Pogradecit në këtë treg të lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Vetë futbollisti, nëpërmjet faqes së “Facebook”-ut të skuadrës liqenore, do të deklaronte: “Së pari jam tepër i lumtur që për afër 3 vite isha pjesë tek ekipi i qytetit tim të lindjes”.
“Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, tifozët, trajnerin Abazaj, lojtarët dhe presidentin e skuadrës Shkëmbi”, – ka vijuar ai.
“Tek Pogradeci kalova shumë çaste të paharrueshme, – ka pohuar ai. – U uroj suksese gjithë çunave dhe skuadrës liqenore. Gjithmonë do të jeni në zemrën time“.
Tifozët i kanë uruar suksese Zguros, i cili në pjesën e parë të sezonit për Pogradecin nuk ka shënuar asnjë gol.