AlbanianSport.com 06.03.2015 12:35
ASNN – Në Pogradec janë të gjithë të tronditur për humbjen e ndodhur me Bylisin, e cila ka ardhur në fundin e ndeshjes, në një kohë që më parë liqenorët ishin në epërsi. Për Topllarin, liqenorët nuk e meritonin humbjen.
“Ndaj Bylisit luajtëm mirë dhe nuk e meritonim humbjen”, – ka thënë në përfundim të ndeshjes Eldion Topllari. Ndërkohë, para ndeshjes presidenti i Pogradecit, Luan Manxhari, ka hyrë në dhomat e zhveshjes së ekipit, teksa ka vizituar stafin teknik dhe lojtarët.
Dhe atyre u ka premtuar mbështetje në çdo aspekt. Tashmë Pogradeci është duke u përgatitur për sfidën me Dinamon, e cila do të luhet të shtunën në Pezë-Helmës.