AlbanianSport.com 01.02.2015 07:45
ASNN – Pogradeci goditet nga një tjetër largim duke e çuar në katër numrin e futbollistëve që në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë nuk do të jenë tek skuadra liqenore.
Pas Vangjo Zguros, që tentoi provën tek Butrinti, por pësoi një dëmtim të rëndë, pas Kreshnik Kllogjerit, i cili është bërë pjesë e Naftëtarit dhe pas Kristi Laçkës që do të luajë me Kamzën, tashmë një tjetër futbollist është larguar zyrtarisht nga Pogradeci.
Dhe bëhet fjalë për një pikë nevralgjike tek skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Abazi. Është fjala për portierin Megian Ademaj, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në një tjetër skuadër.
Dhe liqenorët, nëpërmjet faqes së “Facebook”-ut, KF Pogradeci, i kanë uruar suksese Ademajt. Ndërkohë është rikthyer në stërvitje me liqenorët mesfushori i qendrës Sajmir Jahaj.
Dhe pas dëmtimit që ka kaluar të gjithë janë të bindur se Jahaj brenda një kohe të shkurtër do të kthehet në formën e tij më të mirë për të qenë pikë e fortë për Pogradecin, që duket se do ta ketë të vështirë ngjitjen në Kategorinë Superiore.